Juventusi do të luajë të shtunën ndaj Beneventos në stadiumin “Vigorito” ndaj ekipit të Inzaghit, por do të duhet të bëjë pa yllin e tij, Cristiano Ronaldo.
Sky Sport ka raportuar sot se portugezi do të qëndrojë pushim për të rikuperuar për sfidën e Champions League ditën e mërkurë, ndërsa pritet të rikuperohet dhe rikthehet në grup dhe i grumbulluar Bonucci.
Nuk është hera e parë që Juventusi lë pushim Ronaldon në kampionat, por këtë sezon duket gjendja më ndryshe pasi bardhezinjtë nuk e kanë nisur fort mirë kampionatin.
Megjithatë, trajneri Pirlo do të ketë biseduar me portugezin përpara se të merrte këtë vendim.