No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ndihej keq që në mëngjes, nipi zbulon fjalët e fundit të Maradonës

Ndihej keq që në mëngjes, nipi zbulon fjalët e fundit të Maradonës

Pasditen e djeshme me orën tonë Maradona pësoi një sulm fatal në zemër, dy javë pasi kishte kryer një operacion pas një goditje në tru. Nga Argjentina zbulojnë edhe momentet e fundit në këtë jetë të legjendës së futbollit botëror.

Nipi i tij, Johnny Esposito zbardh disa nga momentet e Diegos para ndarjes nga jeta. Teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Tigres, Buenos Aires, Maradona kishte zbritur për të ngrënë mëngjes.

Gjatë bisedës me nipin ai kishte shfaqur shqetësime. “Nuk jam mirë, do shkoj të shtrihem sërish”, mësohet të jenë fjalët e fundit të ish-yllit të Napolit e Barcelonës.

Maradona në shtëpinë e tij ndiqej nga një infermiere, e cila ishte edhe personi, që njoftoi ambulancën, ndërhyrja e së cilës nuk mundi ta shpëtojë ish-kampionin e Botës. Ai kishte vdekur para se ndihma të vinte.

Maradonës do i bëhet një autopsi për të zbuluar shkakun konkret të ndarjes nga jeta, teksa me orën lokale në Buenos Aires ai vdiq rreth mesditës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments