No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanet zotohen për angazhim maksimal dhe rezultat pozitiv kundër Rusisë

Dardanet zotohen për angazhim maksimal dhe rezultat pozitiv kundër Rusisë

 Para ndeshjes me Kombëtaren e Rusisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikues për Euro 2021,  vashat e Kombëtares së Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Manavgat. Në këtë seancë stërvitore përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha skemat e mundshme të lojës, duke e njohur kundërshtarin nga ndeshja e parë. Me këtë rast futbollistet punuan në lojën mbrojtëse por edhe kundërsulmet e mundshme. Kryerja e gjuajtjeve të lira dhe ato nga këndi si dhe nga pika e bardhë ishin faza përmbyllëse e kësaj seance stërvitore. Në radhët e Kombëtares tonë po vërehet një përkushtim i madh dhe një atmosferë e mirë që na jep shpresë për një paraqitje të mirë. Secila nga Dardanet shpreh zotimin e saj për angazhim maksimal. Po ashtu sipas mjekut  dr. Enver Hoxha dhe ekipet të tij, gjendja shëndetësore e Dardaneve është e mirë. Futbollistja Argnesa Rexhepi u shpreh optimiste para kësaj përballje: “Kemi gjasa të fitojmë sepse do të jetë krejt ndryshe nga ndeshja e parë me ruset. Kemi një grup të mirë dhe do të angazhohemi  maksimalisht për rezultat pozitiv”. Video Player

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments