Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker është tronditur nga lajmi për vdekjen e legjendës, Diego Armando Maradona. Ai e ka paraqitur një foto të veçantë me legjendën argjentinase, për të cilin ka thënë se e ka pasur mik të madh. “Gjithmonë është vështirë kur ikin shokët, derisa për Diego Maradonën mund të them se ishte mik i madh i imi. Iku futbollisti më i mirë në botë, virtuozi i cili me topin ka mundur të bëjë çfarëdo që ka dashur. Një fitues i lindur, lojtari për ndeshjet dhe arritjet e mëdha. Lider në fushë dhe jashtë saj. Një dhe i vetmi, i papërsëritshmi El Pibe de Oro. Jam krenar që e kemi ndarë së bashku dhomën në ditët tona tek Sevilla. Tash në këto momente të vështira i kujtoj ato ditë dhe më kalon nëpër kokë se si i përgatiste golat e mi. Ishte privilegj i madh të luaja me Diegon dhe së bashku të festonim fitoret”, ka theksuar Shuker.
