No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ramadani: Fitorja ndaj Llapit na e kthen vetëbesimin

Ramadani: Fitorja ndaj Llapit na e kthen vetëbesimin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur që skuadra e tij arriti fitoren e gjashtë në këtë edicion, përkatësisht të dytën radhazi pas rikthimit të kampionatit nga pushimi i kombëtareve.

Prishtina luajti kujdesshëm në ndeshjen kundër Llapit në “Zahir Pajaziti” dhe në fund iu gëzua tri pikëve, me rezultat 2:0.

“Më vjen mirë që fituam sot, sepse kemi bërë kësi paraqitje edhe në ndeshjet e kaluara por nuk arritëm të fitonim. E kishim posedimin, kontrollin e lojës, qetësinë që duhet ta kemi gjithmonë e kishim sot. Në pjesën e parë nuk rrezikuam shumë, ishim të kujdesshëm pasi Llapi ka skuadër cilësore. Në pjesën e dytë shfrytëzuam rastet tona dhe pas golit të parë e menaxhuam mirë lojën, derisa më pas realizuam edhe golin e qetësisë. Me këtë fitore jo që kemi bërë ndonjë gjë shumë të madhe, por është objektiv i ekipit në çdo ndeshje tre pikë. Kjo fitore ta kthen vetëbesimin sepse kemi fituar në një fushë të vështirë. Se a jemi kthyer në binarët e duhur do të tregojnë ndeshjet e tjera”, ka thënë Ramadani për ‘Art Sport’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina zë pozitën e katërt me 21 pikë, 8 më pak se lideri Ballkani.  

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments