No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Morata i prish festën Uzunit, United e PSG nuk falin! Barcelona super

Morata i prish festën Uzunit, United e PSG nuk falin! Barcelona super

Barcelona është skuadra e tretë që siguron kualifikimin në raundin e 1/16 në Champions League. Më parë kishin nisur festën Chelsea dhe Sevilla. Skuadra katalanase, edhe pse pa Leo Messin dhe disa mungesa të tjera, fitoi 0-4 në Ukrainë ndaj Dynamo Kyiv.

Tre golat u realizuan në pjesën e dytë. Mbrojtësi Dest zhbllokoi shifrat dhe më pas erdhi dygolëshi i Martin Braithwaite dhe rrjeta e Antoine Griezmann. Sfida tjetër e grupit G mes Juventusit dhe Ferencvaros, përfundoi 2-1 për “Zonjën”.

Myrto Uzuni, 25-vjeçari i kombëtares kuqezi, i dhuroi avantazhin kampionëve të Hungarisë në minutën e 19-të, duke gjetur golin e parë në takimin e parë si titullar në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Bardhezinjtë e Pirlos gjetën barazimin me anë të Cristiano Ronaldo në pjesën e parë, teksa fraksioni i dytë i ndeshjes nuk prodhoi gola. Dortmund dhe Lazio nuk gabuan në sfidat shtëpiake, duke hedhur hapa të sigurt drejt kualifikimit.

Verdhezinjtë mposhtën 3-0 Club Brugge në “Signal Iduna Park”. I përhershmi Erling Haaland shënoi një dygolësh, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe ylli tjetër i ekipit gjerman, Jadon Sancho.

9 pikë numëron Dortmundi pas javës së katërt në grupin F, një më shumë se Lazio e vendit të dytë. Bardhekaltrit fituan 3-1 në “Olimpico” kundër Zenit. Ciro Immobile (2x) dhe Marco Parolo ishin autorët e golave për ekipin italian, teksa rusëve nuk u vleu rrjeta e Artem Dzyuba.

Manchester United e kishte detyrë të fitonte në shtëpi dhe tani i duhet një pikë për të siguruar kualifikimin. “Djajtë e kuq” triumfuan me rezultatin 4-1 kundër Basaksehir. Bruno Fernandez e zhbllokoi ndeshjen me një goditje potente në hyrje të zonës, ndërkohë që më pas shënoi edhe golin e dytë.

“Vulën” e vendosi Rashford me golin e tretë me penallti, kurse miqtë në pjesën e dytë shënuan një gol nderi me Turuc. Ky i fundit realizoi nga një goditje dënimi një gol mjaft të bukur. United kryeson me 9 pikë, ndërkohë që PSG e RB Leipzig, që u përballën mes tyre në një ndeshje që u mbyll 1-0 për francezët, numërojnë nga 6 pikë.

Kampionët e Francës ishin të dënuar të triumfonin sonte, në mënyrë që të vijojnë garën për të kaluar fazën e grupeve në Champions League. Një penallti, e kthyer në gol nga Nyemar, i dha fitoren PSG-së, që tani duhet të fitojë ndeshjet në vijim.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments