No menu items!
Ballina KRYESORE Llapit i kushton humbja e penalltisë, Prishtina fiton në “Zahir Pajaziti”

Llapit i kushton humbja e penalltisë, Prishtina fiton në “Zahir Pajaziti”

Penalltia e humbur në minutën e 11-të nga Ahmet Januzi i ka kushtuar Llapit me humbjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll. Në fakt, Prishtina ia doli të arkëtojë pikët e plota në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kuadër të javës së 14-të, me rezultat 2:0. Golat për tre pikëshin e rëndësishëm të bardhekaltërve të kryeqytetit i shënuan Endrit Krasniqi në minutën e 75-të dhe Leotrim Kryeziu, në minutën e dytë të kohës shtesë.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, në mes Trepçës’89 dhe Besës, fitorja iu takoi mitrovicasve me rezultat 4:2.

Trepça’89 më ketë fitore largohet nga zona e kuqe, duke kaluar në pozitën e shtatë me 17 pikë gjatë 14 xhirove, po aq sa edhe Arbëria e cila gjendet një vend më lartë.

Klubi i inkuadrua këtë sezon në Supërligën e Kosovës, Besa ka vetëm një fitore dhe gjenden në pozitën e fundit me vetëm gjashtë pikë, që i dërgon ata përsëri në Ligën  e Parë

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments