No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Haaland në librat e historisë, vazhdon të vendosë rekorde!

Haaland në librat e historisë, vazhdon të vendosë rekorde!

Erling Haaland vazhdon të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në librat e historisë. Sulmuesi norvegjez e ka nisur me marshin e 5-të këtë sezon, teksa po vendos rekorde të njëpasnjëshme. Mbrëmjen e djeshme Haaland e ka futur veten në historinë e Champions League, pasi me golin e parë në portën e Club Brugge shkoi në kuotën e 15 golave në Champions dhe është lojtari që e arrin më shpejt se kushdo tjetër këtë shifër. Ruud Van Nistelrooy i kishte shënuar në 19 ndeshje. Haaland i ka realizuar këto gola në 12 ndeshje dhe kur është vetëm 20 vjeç numëron më shumë gola në Champions se fenomeni Ronaldo, çka tregon në njëfarë mënyre se ku mund të arrijë ky futbollist. Sulmuesi realizoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe numëron 16 gola.  Falë suksesit 3-0 ndaj Club Brugge, Dortmundi kryeson grupin F në Champions League me 9 pikë dhe mund t’i  mjaftojë një barazim në 2 ndeshjet e fundit për të avancuar më tej.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments