No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Rrëfimi unik i bashkëlojtarit: Gjithçka rreth Balotellit është e egër, por ka...

Rrëfimi unik i bashkëlojtarit: Gjithçka rreth Balotellit është e egër, por ka një zemër prej ari…

“Nuk dua që ai të kthehet në shtëpinë time në Harrogate dhe të rindezë fishekzjarret në kuzhinën time, siç bëri kur ishim shokë të ekipit të Manchester City, disa vite më parë”. Mikrofonave të BBC-së, Micah Richards i përgjigjet me një shaka për pyetjen në lidhje me ardhjen e mundshme të Mario Balotelli në Barnsley, një klub që militon në divizionin e dytë anglez. “Mario pëlqen të duket si një klloun, – vazhdon ish-mbrojtësi, më 2014-2015 te Fiorentina, – por ka një anë tjetër që jo të gjithë e dinë… Ai nuk është idiot. Mario është inteligjent dhe shpesh harrohet se po flasim gjithashtu për një futbollist brilant. Është një turp i vërtetë që karriera e tij nuk ka arritur lartësitë që duhej të kishte arritur. Në moshën 30 vjeç ai duhet të kishte forcë të plotë. Përkundrazi, është pa ekip prej disa muajsh dhe po kërkon për ta rifilluar karrierën e tij diku”.

“Aguero-Dzeko-Tevez? Askush si Balotelli”
“Si lojtar, ai spikati, përkundër gjithë talentit që kishim te M.City. Aguero, Dzeko dhe Tevez ishin tre sulmues të klasit të parë, por përkufizimi për Mario është i qartë: më i miri që kam parë ndonjëherë. Ai sapo kishte mbushur 20 vjeç, u morëm vesh menjëherë. Ishte një diamant si person dhe e përqafoi jetën në Manchester, mbase më shumë se duhej. Ai kishte teknikë të shkëlqyeshme për një sulmues dhe, në disa raste, loja ishte shumë e lehtë për të. Balotelli e dinte se i kishte të gjitha. Më kujtohet vëllai i tij, Enock. Një herë më tha se nuk dukej se kishte rëndësi nëse Mario po luante mirë apo keq, ai ishte gjithmonë në lajme”.

“Mancini e donte Balotellin”
“Roberto Mancini e donte atë, si të gjithë ne, por i tha shumë herë se duhej t’i ndalonte marrëzitë e tij jashtë fushe. Mancini mendonte që, nëse ai punonte shumë në stërvitje, ajo që bënte jashtë futbollit ishte e parëndësishme. Gjërat shkojnë dorë për dore dhe kjo është ajo që Mario nuk mund ta kuptonte. Ne u ankuam që Mario mori trajtim të veçantë nga Mancini, por shumë njerëz u kujdesën për të, kur ishte në Manchester. Ai e quante Patrick Vieira si baba. Gjithashtu, Vincent Kompany u kujdes për të. Unë ndoshta isha shoku i tij më i mire. Mario ishte si një vëlla i vogël për mua. Ishte shumë mirë të shoqërohesha me të, sepse kishte kaq shumë energji dhe ishte e qartë se kujdesej për njerëzit e tjerë”.

“Balotelli kishte shumë parazitë përreth”
“Ai bëri gabime, por duhet të mbahet mend se ishte një djalë që bëri shumë para. Kur jetoi në qendër të Manchesterit, kishte fotografë që rrinin tërë kohës rreth banesës së tij. Gjithçka që bënte monitorohej nga paparacët dhe mediat. Aty fillova ta kuptoj se nuk mund të vinte në shtëpinë time aq shumë, sepse paparacët dhe të gjithë të tjerët do ta dinin ku ishte. Kështu, jeta ime do të shkatërrohej në të njëjtën mënyrë. Kur rrinim bashkë qeshnim dhe përpiqeshim të ishim normalë, por ai kishte shumë parazitë rreth vetes në Manchester. Ata nuk ishin njerëz të këqij, me qëllime të këqija, por nuk ishin lloji i njerëzve për të jetuar me ta, nëse jeni një futbollist profesionist. Atyre iu pëlqente të bënin festa dhe të shijonin stilin e jetës, duke paguar Mario”.

“Balotelli, talenti nuk mjafton”
Për shumë artikuj jo-futbollistikë kushtuar Balotellit: “Kur e pyetën, ai tha se shumica e tyre ishin mbeturina, edhe nëse disa nga episodet e treguara kishin ndodhur vërtet. Edhe sot nuk jam i sigurt nëse ishte veshur si Santa Claus dhe kishte shkuar nëpër qytet duke dhënë para e dhurata për të huajt. Unë mendoj kështu, megjithëse nuk e kam parë kurrë. Absolutisht e vërtetë është se ai i dha 1.000 £ një njeriu të pastrehë në Manchester, të paktën në një rast. Mario dhuronte shumë për kauza të tilla. Gjithçka rreth tij është e egër, por ai ka një zemër prej ari. Unë ende i dërgoj mesazhe rregullisht dhe ndjek progresin e tij. Do të doja që ta kthente karrierën e tij në rrugën e duhur. Nuk ka dyshim se ai është një lojtar i mirë. Sidoqoftë, në një moment të caktuar ai duhej ta kuptonte se vetëm talenti nuk mjafton”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments