No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes flet për Dakun e Thaqin

Challandes flet për Dakun e Thaqin

Mirlind Daku dhe Armend Thaqi ishin të pranishëm në ndeshjet e fundit që Kombëtarja e Kosovës zhvilloi.

Dakut i’u dhanë pak minuta në ndeshjen e parë, atë miqësore kundër Shqipërisë teksa Thaqi u bë futbollisti i parë i Superligës që luajti në një ndeshje zyrtare me Kosovën.

Trajneri zviceran i “Dardanëve”, Bernard Challandes në një intervistë për “Zeri” ka folur në lidhje me ftesën për dy yjet e Ballkanit duke theksuar se për të nuk ka rëndësi liga në të cilën luajnë futbollistët e ftuar.

“Për Dakun, ai po bën edicion të mirë, ai ka shënuar dhe është i ri. Kjo nënkupton se ai e meritoi këtë ftesë. Daku ka stërvitur mirë dhe ka qenë për herë të parë me skuadrën dhe ishte eksperiencë e mirë për të. Fatkeqësisht nuk kam qenë në stërvitje shkaku i virusit, por kam dëgjuar nga ndihmësi im se ka bërë punë të madhe me skuadrën. Dhe në fund, ne morëm Armend Thaqin sepse kishim probleme me lëndimet. Ne e njohim Thaqin, nuk ishte hera e parë për të, ai ishte në Katar, ai e njeh skuadrën dhe ishte mirë për të. Asnjë problem. E them gjithmonë se nuk është problemi se ku luan kur ftojmë futbollistë”- u shpreh Challandes.

Kosova nuk do të ketë më ndeshje deri në Mars të vitit 2021 kur fillojnë eleminatoret e Kupës së Botës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments