Kampionia e Kosovës, Drita, nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi kundër Feronikelit, 1:1.
Pas ndeshjes trajneri i “Intelektualëve”, Ardian Nuhiu u deklarua për ArtSport.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, kishim një kundërshtar që kishte ardhur për t’u mbrojtur, prandaj edhe na dënuan në një rast. Ishim më kërkues se skuadra rivale, barazuam rezultatin në pjesën e dytë, por nuk realizuam mundësitë tjera që krijuam. Na mungoi përqendërimi para portës, na mungoi vetëm finalizimi”, tha Nuhiu.
Në ndeshjen e radhës Drita do ta zhvillojë derbin kundër rivalit lokal, Gjilanit.