No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mitrovica superiore ndaj Llapit, fiton Kupën

Mitrovica superiore ndaj Llapit, fiton Kupën

Futbollistet e Mitrovicës janë fituese të Kupës së Kosovës për edicionin garues 2019/20. Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mitrovicaset e mposhtën me lehtësi Llapin, me rezultat bindës 10:0, raporton FFK. Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej në fund të edicionit të kaluar, por për shkak të pandemisë dhe më pas orarit të ngjeshur ishte e pamundur të zhvillohej deri më tash. Kampionet në fuqi treguan edhe një herë superioritetin e tyre në garat vendore, teksa vashat e reja llapjane nuk kishin as forcë e as cilësi për t’iu bërë ballë në këtë finale. Het-trik në këtë ndeshje realizoi Kaltrina Biqkaj, derisa nga dy gola i shënuan Andisiwe Mgcoyi, Edona Kryeziu dhe Suada Jashari, teksa serinë e golave e mbylli Blerta Shala nga penalltia në minutën e fundit. “Jam shumë e lumtur që shënova sërish het-trik dhe që arritëm t’i gëzohemi edhe një trofeu. Mbyllja e vitit me titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës është një gjë shumë e mirë si për neve, ashtu edhe për klubin”, ka theksuar Kaltrina Biqkaj. Ndërkohë, trajneri i mitrovicasve, Veton Çitaku është shprehur i lumtur që iu gëzua trofeut të parë nën drejtimin e kampioneve. “Është një ndjenjë e posaçme fitimi i trofeve, por mendoj se kjo ishte një ndeshje jo e barabartë në aspektin e kualitetit, pasi Llapi ka lojtare të reja. Sidoqoftë, këto suksese të Mitrovicës vijnë pas një organizimi shumë të mirë dhe pune të vazhdueshme që bëhet në klub në tri vitet e fundit”, ka thënë Çitaku. Në anën tjetër, trajneri i llapjaneve, Driton Rrahmani e pranoi se skuadra e tij është larg nivelit të Mitrovicës, por u shpreh krenar që për herë të parë morën pjesë në finale të kësaj gare. “Realisht ne jemi ekip i ri dhe i pabarabartë me Mitrovicën sa i përket cilësisë, por vetë arritja deri në finale të kupës për ne ka qenë një sukses historik. Duhet pranuar se aktualisht Mitrovica është një rival i pandalshëm në garat vendore sa i përket futbollit të femrave”, ka thënë Rrahmani. Do theksuar se medaljet të dyja ekipeve dhe trofeun kapitenes së Mitrovicës, Fatbardha Osmani ia ndanë nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments