No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Idrizi: Ja pse nuk duhet ta vajtojmë këtë humbje ndaj Prishtinës

Idrizi: Ja pse nuk duhet ta vajtojmë këtë humbje ndaj Prishtinës

Kryetrajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi nuk ka kohë për të vajtuar këtë disfatë, pasi që duhet të bëhen gati për ndeshjen e radhës.

“Nuk e nisëm ndeshjen mjaft mirë, megjithëse reaguam duke shënuar pas disavantazhit prej dy golave. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë dhe të ju them të drejtën është dashur të realizojmë për ta barazuar rezultatin, por kur nuk shënon e pëson. Kundërshtari na realizoi edhe dy gola të tjerë pasi që skuadra u lëshua tërësisht në ofansivë. Ne nuk duhet të dëshpërohemi, nuk kemi kohë për të humbur, pasi që duhet të fillojmë të përgatitemi menjëherë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Idrizi pas ndeshjes për “Art Sport”.

Trepça ’89 tashmë rrezikon seriozisht statusin e saj, pasi që me 14 pikë renditet në pozitën e tetë të renditjes tabelare.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments