No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR The Sun e zbulon: Ibrahimoviq nip i shqiptarëve!

The Sun e zbulon: Ibrahimoviq nip i shqiptarëve!

Shpesh herë jemi vetë ne shqiptarët që “e teprojmë” për të nxjerrë patjetër me prejardhje nga toka jonë figura të shquara të historisë, shkencës, artit dhe kulturës.

A thua se nuk na mjafton të mburremi me Nënë Terezën, Gjergj Kastriotin, Ardian Paçin, Rita Orën, Dua Lipën Bebe Rexhën, Ermonela Jahon, Ermal Metën, Luan Krasniqin, Xhim Belushin, Eliza Dushkun, Kledi kadiun, Lorik Canën, Blerim Destanin, Ferid Muratin, Erjon Bogdanin, Igli Taren e shumë e shumë të tjerë…

Tani del që edhe Ibrahimoviç është shqiptar. Por në këtë rast nuk është një media shqiptare, ajo që e ka nxjerrë edhe Ibrahimoviçin me rrënjë shqiptare. Bëhet fjalë për tabloidin e fammshëm anglez, “The Sun”, që duke marrë shkas nga një postim i yllit të Milanit në rrjetet sociale, ku ai nxjerr një foto të parardhësve të vetë dhe shkruan: “rrënjë ballkanike”, i ka bërë gazetarët anglezë të hulmutojnë dhe të dalin në përfundimin e nëna e tij Jurka, është një katolike me prejardhje nga një familje katolike shqiptare.

“Ajo është martuar me Sherifin, një mysliman të Bosnjës dhe më pas kanë emigruar drejt Suedisë”, raporton ndër të tjera e përditshmja angleze, përcjell Panorama Sport.

Linku i shkrimit origjinal: https://www.thesun.co.uk/sport/football/13189034/zlatan-ibrahimovic-throwback-picture-balkan/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments