No menu items!
Ballina KRYESORE Rikthehet Superliga; Drita në Pejë për t’iu kthyer fitoreve, ndeshje interesante në...

Rikthehet Superliga; Drita në Pejë për t’iu kthyer fitoreve, ndeshje interesante në Gjilan e Drenas

Elita e futbollit vendor rikthehet sot pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare. Superliga sjellë tri ndeshje interesante në Pejë, Gjilan e Drenas, ku secila prej skuadrave kërkon pikët e rëndësishme të fazës së dytë kampionale.
Kampioni aktual, Drita, kërkon t’iu kthehet fitoreve pas barazimit me Prishtinën, derisa sot ka përballë Besën në Brestovik të Pejës.
Punë më të vështirë pritet të ketë Gjilani, që është nikoqir i një prej ekipeve me formën më të mirë në Superligë në xhirot e fundit, Drenicës.
Dueli tjetër zhvillohet mes Feronikelit e Arbërisë, ku vendësit duan fitoren e “qetësisë” pas kaosit të krijuar në klub, derisa mysafirët udhëtojnë pas fitores ndaj Besës në shtëpi, që sado pak e ka relaksuar atmosferën në Dobrajë.
Gjyqtar kryesor në Pejë do të jetë Besfort Kasumi, në Gjilan Visar Kastrati ndërsa në Drenas, Tefik Maloku.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

IPKO SUPERLIGA – SOT

13:00 Besa – Drita
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Meriton Berisha, Alban Ejupi, Genc Nuza.

13:00 Gjilani – Drenica
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Imran Kabashi, Lumturije Muhadri, Bardh Ajeti.

13:00 Feronikeli – Arbëria
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Ilir Mehmeti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments