No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndahet nga jeta tifozi dhe kontribuuesi i KF Trepça, Gzim Vehapi, FFK...

Ndahet nga jeta tifozi dhe kontribuuesi i KF Trepça, Gzim Vehapi, FFK e ngushëllon familjen

Mitrovica ka marrë sot një lajm të hidhur. Tifozi shumëvjeçar dhe kontribuesi i KF Trepça, Gzim Vehapi, është ndarë nga jeta.

I ndjeri Gzimi, kishte kontribuar financiarisht për klubin e zemrës KF Trepça dhe e kishte përkrahur klubin deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Në vitin 2002 ai kishte qenë investitori kryesor në këtë klub, duke dhënë para të shumta për klubin. Mirëpo, edhe pas kësaj çdo herë Gzimi, ishte pranë klubit duke mos i ikur asnjë ndeshje si në Mitrovicë por edhe jashtë Mitrovicë.

Familjen e të ndjerit dhe miqtë e tij i ka ngushëlluar nëpërmjet një telegrami edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Telegrami i Ademit:

Prishtinë, 20 nëntor, 2020

E nderuara Familje Vehapi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Gzim Vehapi, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Gzimi ishte dashamirë i futbollit të Kosovës, por edhe kontribuues në KF “Trepça” ndër vite, duke qenë një periudhë edhe donatori kryesor. Ai çdo herë ishte afër futbollit, e veçmas afër klubit të tij të zemrës, për të cilin nuk kurseu asgjë.

Gzimi në qytetin e minatorëve gëzonte respekt të madh nga të gjithë, pasi u dallua për virtyte të larta humane dhe sportive, andaj përherë do ta kujtojmë si njeri bujar e zemërgjerë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments