KHF Istogu ka shënuar fitore kundër skuadrës së Victoria Beresties në Kupën Evropiane.
Klubi kosovar ka mposhtur bjellorusët me rezultat 33:30, në ndeshjen e parë të raundit të tetë të Kupës Evropiane.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet ditën e nesërme (e diel) në Istog.
Në këtë kompeticion ka shënuar fitore ditën e sotme edhe Besa Famgas e cila ka mposhtur skuadrën boshnjake, Bosna Visokos.