Derbi i javës së 12-të në Ligën e Dytë ndërmjet Rahovecit dhe Fushë Kosovës është mbyllur pa fitues dhe pa gola.
Të dyja ekipet u mbrojtën shumë dhe nuk deshën të humbasin ndeshjen duke ndikuar kështu edhe në rrjedhën e lojës.
Takimi ishte i mbyllur e pa raste të shumta shënimi, andaj përfundoi edhe pa gola.
Direkt në lojë ndikoi edhe gjendja e rënduar e stadiumit në Rahovec që nuk lejoi të luhet futboll i shpejtë.
Bashkimi Koretin ndërkohë përfitoi nga kjo ngecje e liderëve duke fituar dhe duke iu afruar tashmë vendit të parë.