No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR “Ringjallja” e Italisë, Mancini zbulon sekretin: Meritë e lojtarëve të rinj

“Ringjallja” e Italisë, Mancini zbulon sekretin: Meritë e lojtarëve të rinj

Roberto Mancini mori drejtimin e kombëtares italiane majin e vitit 2018, në një nga momentet më të vështira. Katër herë kampionët e botës kishin dështuar të kualifikoheshin në Botërorin Rusi 2018, duke prekur fundin.
Kritika, pesimizëm dhe atmosferë e rënduar, askush nuk besonte më te Italia, përveç Mancinit. Trajneri nisi punën kokulur, planin e “ringjalljes” e kishte të qartë, filloi t’u besonte lojtarëve të rinj në moshë dhe u harrua futbolli i vjetër klasik ultradefensiv.
Rezultatet pozitive nisën të vinin, talentet po rriteshin në fushën e blertë dhe skuadra e Mancinit po luante një futboll të bukur, modern dhe sulmues.
“Situata nuk ishte aspak e mirë në fillimin e rrugëtimit tonë. Të gjithë ishin të dorëzuar dhe trishtimi për mos arritjen e kualifikimit në Botëror kishte krijuar një trishtim të madh“, kujton trajneri në prononcimin e dhënë në Samitin e Futbollit Social.
“Vendosëm të ndryshonim, duke u bazuar te lojtarët e rinj me një potencial të mirë teknik, për të formuar në një kohë të shkurtër një Itali të fortë“. Ashtu ndodhi, madje edhe më shpejt sesa e kishte menduar tifozi më optimist i të kaltërve.
Italia e Mancinit i mbylli me 10 fitore në po kaq ndeshje eliminatoret e Euro 2020, duke qenë kombëtarja e parë që siguroi kualifikimin në kompeticionin që u shty nga pandemia për verën e ardhshme.
Mbrëmjen e kaluar u arrit edhe vendi i parë në grupin 1 të Ligës A në Nations League pas fitores 0-2 në Sarajevë ndaj Bosnjës vendase, rezultati i 22-të pozitiv radhazi për Italinë (17 fitore dhe 5 barazime).
“Djemtë kanë bërë një punë shumë të bukur, duke ia dalë të afrojnë tifozët sërish me kombëtaren. Edhe ndaj Bosnjës zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, konfirmuan se janë një grup shumë solid”, deklaron Mancini, i cili mungoi në stol në sfidat e muajit nëntor, pasi është infektuar me Covid-19.
Në fund Euro 2021, kompeticion që Mancini dhe Italia e kanë si objektiv ta fitojnë. “Ishim gati në verë, na erdhi keq që turneu u shty. Por, kjo është një mundësi më shumë për lojtarë të tjerë të rinj interesantë, të cilët mund të kenë një të ardhme të ndritur tek Italia ime“, përfundon 55-vjeçari.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments