No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Thierry Favre viziton FFK-në dhe vëzhgon projektet e saj

Thierry Favre viziton FFK-në dhe vëzhgon projektet e saj

Zëvendëspresidenti i Asociacioneve në UEFA dhe njëherësh kryesuesi i programit “HatTrick”, Thierry Favre pasi mbrëmë e ndoqi nga afër ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, sot ka vizituar selinë e FFK-së, ku ka mbajtur takim me presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Me këtë rast është diskutuar edhe për projektet e FFK-së të përfituara nga programi “HatTrick” siç është zhvillimi i talenteve të reja “Elite Youth Developement Programme U15”, pastaj edukimi i trajnerëve dhe programet e ndryshme për fëmijët, komunitetet dhe personat me nevoja të veçanta. Rreth këtyre projekteve z. Favre u njoftua nga përgjegjësit Michael Ness, Edmond Rugova dhe Sanije Krasniqi. Më pas zyrtari i lartë i UEFA-s vizitoi zyrat e reja të FFK-së, si dhe Kampin Edukativ në Hajvali. Favre u shpreh tejet i kënaqur me punën e bërë nga FFK-ja dhe me realizimin e të gjitha projekteve të parapara, derisa shprehu mirënjohjen ndaj presidentit Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Salihu për menaxhimin e mirë të punëve në kohë pandemie. Ai po ashtu theksoi se mbështetja e UEFA-s për projektet e FFK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Jam i kënaqur me punën në FFK. Me ndërkombëtarizimin e futbollit çdo gjë filloi shumë mirë dhe shumë shpejt. Jam i lumtur që jeni duke i bërë zyrat e reja. Me sa e di një ndër projektet e para strategjike të identifikuara ka qenë Qendra e re Stërvitjeve të Kombëtareve, në të cilën mendoj se duhet të bëjmë përpjekjet maksimale. Pjesa më e madhe e projektit të UEFA-s është implementuar dhe ne jemi të kënaqur dhe mezi presim të kthehemi prapë këtu. Gjithashtu e kuptoj edhe zhgënjimin me ndeshjen e ‘play-off’-it në Shkup. Mendoj që me fillimin e marsit të ardhshëm (kualifikimet e Botërorit, v.j) stabiliteti i futbollit do të kthehet dhe gjithashtu duhet të mbani entuziazmin tuaj që keni për ekipin kombëtar. Sa i përket FFK-së nuk shohim ndonjë rrezik që ndonjë nga projektet e UEFA-s të mos mund të financohet. Kjo është edhe njëra prej përgjegjësive të mia kryesore në kuadër të UEFA-s”, ka deklaruar Favre.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments