No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shqipëria sfidon Bjellorusinë për kreun e grupit!

Shqipëria sfidon Bjellorusinë për kreun e grupit!

Nuk ka 2 pa 3 u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Bjellorusisë, si për të vënë në dukje se objektivi i vetëm i kuqezinjëve, në sfidën e sotme ndaj Bjellorusisë në Air Albania është vetëm fitorja, një sukses që do t’i garantonte kombëtares jo vetëm vendin e parë në grupin 4 të Ligës C por edhe ngjitjen në Ligën B të edicionit të ardhshëm të Nations League si dhe shumën e 1.125 milionë eurove. 2 muaj më parë kuqezinjtë triumfuan 0-2 brenda në Bjellorusi me golat e Cikalleshit dhe Bares, por në 4 ndeshjet e radhës bjellorusët kanë grumbulluar 10 pikë, kundrejt vetëm 5 pikëve të Shqipërisë dhe sot opsioni i vetëm për djemtë e Rejas është fitorja. Para kësaj sfide kuqezinjtë morën lajmin e hidhur se Elseid Hysaj rezultoi pozitiv me koronavirus dhe do t’u shtohet mungesave të tjera që ka kombëtarja siç janë Strakosha, Kumbulla, Sadiku, Broja, apo edhe Abrashi i skualifikuar. Në mesfushë në vend të mesfushorit të Freiburg i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Reja pritet të aktivizojë Qazim Laçin, ndërsa po në këtë repart pritet të bëjë edhe disa ndryshime të tjera krahasuar me sfidën ndaj Kazakistanit, me Gjasulën që nëse do të jetë në formën optimale do të zbresë që nga minuta e parë në fushë. Në sulm do ta nisë që nga minuta e parë sërish dyshja Cikalleshi-Manaj, pasi të du treguan formë të mirë ndaj Kazakistanit, duke gjetur rrugën e rrjetës. Misioni për të marrë tre pikët nuk do të jetë i lehtë për Shqipërinë por as i pamundur. Përballjen e Nations League mes kuqezinjëve dhe bjellorusëve do të keni mundësi ta ndiqni live në Supersport duke filluar nga ora 16:00.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments