No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Shqipëria e arrin objektivin, ngjitet në Ligën B

Shqipëria e arrin objektivin, ngjitet në Ligën B

Kombëtarja jonë arriti të mposhtë Bjellorusinë me rezultatin 3-2 dhe të fitojë grupin e saj në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë gjetën të parët rrjetën me Cikalleshin në minutën e 19-të pas një aksioni mjaft të bukur.

Pas vetëm shtatë minutash kuqezinjtë gjetën rrjetën e dytë me penallti të shndërruar sërish në gol nga Cikalleshi, që regjistroi golin e 10 në kombëtare, duke barazuar Igli Taren, Hamdi Salihin dhe Sokol Kushtën në listën e golashënuesve.

Avantazhi e përgjumi skuadrën tonë dhe në minutën e 35-të Bjellorusia gjeti golin e 2-1 dhe rihapi ndeshjen. Kuqezinjtë u zgjuan sërish dhe gjetën rrjetën e tretë me Manaj, i cili këmbënguli mes mbrojtjes kundërshtare dhe tundi fort rrjetën.

Pjesën e dytë Shqipëria e nisi më mirë, por rastet nuk u konkretizuan dhe fundi i ndeshjes afroi. Për ta bërë të ethshme këtë ndeshje mendoi Ebong, që ngushtoi diferencat në 3-2, kur ishin edhe 10 minuta lojë nga koha e rregullt.

Minutat e mbetura flasin vetëm për Bjellorusinë. Kuqezinjtë mbyllen mbrapa dhe vetëm mbrojnë portën e Berishës. Në fund ia arrijnë dhe jemi ne. Shqipëria kryeson grupin e saj në Ligën e Kombeve dhe sezonin e ardhshëm do e shijojmë në Ligën B.

Sukses jo i vogël, duke marrë parasysh edhe faktin se janë zbuluar shumë talente gjatë kësaj fushate. Në fund të ndeshjesh pati edhe tension mes dy kampeve, teksa Gjimshiti për skuadrën tonë u ndëshkua me karton të verdhë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments