No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët me besim në fitore kundër moldavëve

Dardanët me besim në fitore kundër moldavëve

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit kundër Moldavisë, që luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist. Edhe në stërvitjen e sotme Dardanët punuan me përkushtim, por pa ngarkesë të madhe fizike. Para stërvitjes në konferencën për media u paraqitën ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe mesfushori Herolind Shala, i cili nuk luajti në ndeshjen e kaluar. Sahiti theksoi se ky vit ka qenë i vështirë në të gjitha aspektet, por theksoi se Kombëtarja ka fituar përvojë, e cila do t’i ndihmojë për kualifikimet e Botërorit 2022. Ai u shpreh i kënaqur me lojën e treguar ndaj Sllovenisë, teksa theksoi se loja e treguar atje e ka ngritur moralin edhe tek lojtarët dhe tani synohet fitorja ndaj Moldavisë. Ndërkohë, Herolind Shala ka shprehur besimin se në ndeshjen e nesërme do të arrijnë t’i gëzohen fitores dhe do t’ia dalin që ta sigurojnë mbetjen në Ligën C të Ligës së Kombeve, por theksoi se duhet pasur kujdes dhe nuk duhet nënçmuar aspak kundërshtari.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments