No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Bierhoff mbron Low: Do jetë ai trajneri i Gjermanisë në Euro 2020!

Bierhoff mbron Low: Do jetë ai trajneri i Gjermanisë në Euro 2020!

Humbja turpëruese që Gjermania pësoi në ndeshjen e fundit të Nations League ndaj Spanjës me shifrat e thella 6-0 ka vënë në diskutim të ardhmen e trajnerit Joachim Low, i cili në mediat gjermane po përflitet se mund të shkarkohet përpara fillimit të Euro 2020. Megjithatë për të shuar këto zëra ka menduar menaxheri i kombëtares gjermane, Olivier Bierhoff i cili në një intervistë i ka dalë në mbrojtje Low duke theksuar se ai do të qëndrojë te Gjermania, pavarsisht dëshirës së tifozëve për të parë në stolin e kombëtares së pancerave Hansi Flick.

“Absolutisht që Low do të jetë trajneri i Gjermanisë në EURO 2020. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë. Ne besojmë te Joachim dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë. Kur bëhet fjalë për trajnerin e ekipit kombëtar, ju duhet të mendoni dhe të analizoni nga turneu në turne. Duam të arrijmë maksimumin në Europianin e vitit të ardhshëm.

Duhet të hedhim pas krahëve këtë humbje dhe do të duhet pak kohë. Gjithçka shkoi keq. E humbnim topin lehtë dhe ekipi u shpërbë. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe duhet të mësojmë nga kjo humbje për të nxjerrë mësime të mira”, u shpreh për ARDish-sulmuesi i Gjermanisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments