No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Një penallti e dyshimtë i heq pikën Kosovës në Lubjanë

Një penallti e dyshimtë i heq pikën Kosovës në Lubjanë

Një penallti e dyshimtë e akorduar nga gjyqtari për një prekje me dorë të Alitit, i hoqi një pikë të vyer nga duart Kosovës në derbin ballkanas ndaj Sllovenisë. Në Ljubljanë dardanët të drejtuar nga Muharrem Sahiti bënë një paraqitje shumë të mirë por në fund nuk ja dolën të marin pikë edhe për një gabim të gjyqtarit me Slloveninë që iu fal golit të Ilicic në minutën e 93-të me 11-metërsh për të ruajtur kreun e grupit 3 në Ligën C.  Në fakt ishte Sllovenia që e nisi më mirë ndeshjen por në pjesën e parë pavarsisht rasteve të krijuara nuk u shënua asnjë gol. Shifrat i zhbllokoi Kosova me një aksion model në minutën e 58-të, me anë të Vedat Muriqit që shfrytëzoi asistin perfekt të Bernard Berishës dhe mposhti Belec.

Por festa e kosovarëve zgjati pak pasi mesfushori i Parmës Juraj Kucka barazoi rezultatin në të 63-ën. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit me Kosovën do të merrte një tjetër rezultat pozitiv pas atij barazimi në transfertë ndaj Greqisë, por nuk ishte e thënë pasi një penallti e akorduar nga gjyqtari në shtesë për një prekje me dorë të Alitit ndërkohë që dora ishte e ngjitur me trupin solli fitoren e Sllovenisë me penalltinë që u kthye në gol nga Ilicic. Tashmë Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të arrijë një rezultat pozitiv ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit për të siguruar qëndrimin në Ligën C.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments