No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kuqezinjtë fitojnë ndaj kazakëve në "Air Albania"

Kuqezinjtë fitojnë ndaj kazakëve në “Air Albania”

Shqipëria ka fituar me lehtësi me shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit në “Air Albania”. Ndeshja nisi me presionin e miqve, por skuadra e Edy Rejas arriti të ndryshojë kursin dhe ta kthejë ndeshjen në favorin e saj. Në minutën e 16 kuqezinjtë gjetën rrjetën për herë të parë në këtë ndeshje.

https://streamable.com/o/8pjscr#?secret=MDHZYq3CEH

Cikalleshi shfrytëzoi në maksimum një krosim të Memushaj dhe tundi rrjetën kundërshtare. Goli i dytë erdhi pas vetëm gjashtë minutash, kur Ismajli përfitoi nga hezitimi i mbrojtjes së Kazakistanit dhe gjeti golin e parë me kombëtaren.

https://streamable.com/o/gh954y#?secret=Oe62mKpkPHhttps://streamja.com/embed/ZJLVz

Festa e kësaj rrjete zgjati shumë pak sepse Abiken për Kazakistanin shënoi një gol të pazakontë nga mesi i fushës në momentin e nisjes së sferës. Në pjesën e dytë kombëtarja jonë luajti e qetë dhe e matur dhe arriti të gjejë edhe golin e tretë. Abrashi fiton me grintë dhe zgjuarsi penallti dhe Manaj e kthen në gol në minutën e 62-të.

https://streamable.com/o/c6og9o#?secret=nrUwmffjCH

Sfida mbyllet me shifrat 3-1 dhe Shqipëria mbyll me sukses misionin e parë. Për të fituar grupin nuk mjafton sepse pas tre ditësh do duhet me patjetër fitore në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë, që mban aktualisht vendin e parë me 10 pikë, dy më shumë se kombëtarja jonë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments