No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanët sonte përballë Sllovenisë

Dardanët sonte përballë Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Lubjanë, përballet me Slloveninë, në sfidën e parafundit të Ligës së Kombeve në kuadër të Ligës C.

Dardanët në këtë ndeshje hyjnë pas disfatës në miqësoren kundër Shqipërisë. Kombëtarja jonë edhe në këtë duel do të jetë pa disa nga lojtarët kryesorë për shkak të lëndimeve dhe pandemisë, por nga djemtë tanë që do të jenë në fushë pritet një angazhim i madh për të marrë një rezultat pozitiv nga ky duel i vështirë. Në mungesë të trajnerit Bernard Challandes, i cili është i prekur nga Covid 19, ndeshjen do ta drejtojë ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti.

Ky i fundit në konferencën e mbrëmshme për medie, e pranoi se ndeshja me Slloveninë do të jetë e vështirë, megjithatë shprehu besimin se futbollistët tanë do të japin maksimumin në këtë duel.

Rezultat pozitiv nga kjo sfidë ka kërkuar edhe trajneri slloven Kek, i cili tha se skuadra e tij duhet të jetë më agresive në ndeshjen me Kosovën.

Ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK 1.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments