Kompania zvicerane “Fourteen” është sponsorja më e re e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të KOK-ut në rrjetin social facebook.
“Fourteen” tani e tutje do të përkujdeset për veshmbathjet e Ekipit Olimpik të Kosovës kudo dhe kurdo që merrë pjesë në garat nën patronatin e Lëvizjes Llimpike ndërkombëtare!
Po ashtu “Fourten” ka gatishmëri të shqyrtojë mundësinë që të veshë me uniformë pjesëmarrësitë në aktivitetet e shumta që KOK i organizon në Kosovë.
Kontrata mes dy palëve është nënshkruar në Gjenevë ndërmjet drejtuesve të KOK-ut, presidentit Besim Hasani e sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe drejtorit ekzekutiv të kësaj kompanie, Andrea Picciau.
Marrëveshja është katër-vjeçare me mundësi vazhdimi.
Presidenti Hasani konsideron se: “nënshkrimi i marrëveshjes me Fourteen, një kompani e dëshmuar nëpërmjet sponzorimit të shumë ekipeve me renome në Zvicër, por edhe me Kombëtaren e Kosovës në futboll, pa hezitim ka vendosur të hyjë në partneritet për sponzorim me KOK, organizatë kjo tashmë e dëshmuar si në vend, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar për sportistë e trajnerë elitarë për organizime të nivelit të lartë dhe për imazh të lartë sa i përket qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit financiar dhe jofinanciar”.
I pari i KOK-ut Besim Hasani, paralajmëroi se edhe kompani tjera kombëtare e ndërkombëtare do ta lidhin brendin e tyre me brendin e Lëvizjes Olimpike në Kosovë.
Krenar për nënshkrimin e kontratës dhe bashkëpunimin dhe bashkëpunimin me KOK, u shpreh edhe Andrea Picciau nga Fourteen.