No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR I pari i FFK-së flet për dy ndeshjet e radhës

I pari i FFK-së flet për dy ndeshjet e radhës

Kosovarët me padurim po e presin ndeshjen e radhës të kombëtares e cila do të zhvillohet nesër mbrëma me Slloveninë. Dhe derisa të gjithë duam që kjo ndeshje të përfundoj në të mirë të Kosovës, me fitore, ekskluzivisht për kolonamedia.com ka folur i pari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ku ka treguar për atmosferën e cila po mbretëron te kombëtarja dhe futbollistët tanë.

Ademi ka theksuar se përkundër mungesave të disa lojtarëve, djemtë do të japin maksimumin që të dalim, siç ka theksuar, nga kjo krizë e rezultateve.

“Atmosfera është e mirë në mes lojtarëve, edhe pse prapë me mungesa, pa Rashicen, Zenelin, Celinen, Paqaraden, Halimin dhe Vocen. Por gëzon fakti që Muriqi dhe V. Berisha kanë sanuar lëndimet dhe janë në formë të mirë.  Por, sigurisht që djemtë do të japin maksimumin në këtë ndeshje, që të dalim nga kjo krizë e rezultateve”, është deklaruar Ademi për kolonamedia.com.

I pari i futbollit ka njoftuar se në krye të skuadrës do të jetë Muharrem Sahiti edhe nesër.

“Edhe nesër, për shkak të Covidit do të mungoj Challandes. Por ekipit do t’i prijë Muharrem Sahiti me pjesën tjetër të shtabit”.

“I duam pikët e të dy ndeshjeve”

Veç ndeshjes me Slloveninë, Kosova të merkurën pret Moldavinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”. E Ademi ka folur për rëndësinë e të dy ndeshjeve.

“Çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet, dhe ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore dhe e duam fitoren. Të dy ndeshjet kanë rëndësi dhe i duam pikët e të dy ndeshjeve”.

“Pres lojë të mirë, dalje nga kriza e rezultateve dhe normalisht pres fitore duke u bazuar në formën e tashme.  Besoj në këta djem dhe në këtë ekip. Dhe ta dinë të gjithë se kjo ekip që i ka arritur të gjitha këto rezultate deri tash, por tani ka bëjë vetëm me një krizë të vogël dhe ngadal do të dalim nga kjo situatë dhe prapë do të na bëjnë krenar këta djem”, ka shtuar për fund Agim Ademi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments