No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shqipëria U21 mposht sërish Kosovën

Shqipëria U21 mposht sërish Kosovën

Shqipëria mposht sërish Kosovën këtë herë në kategorinë e 21-vjeçarëve. Edhe pse ishin pa trajnerin Alban Bushi i cili është prekur nga Covid-19, dhe drejtoheshin nga Xhemal Mustedanagic, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0-1 në Prishtinë duke regjistruar fitoren e 3-të rresht në grup dhe të favorizuar edhe nga humbja 3-2 që pësoi Austria U-21 ndaj Turqisë U-21, mbajën gjallë shpresat për të kapur vendin e 2-të që do të përcakohet në raundin e fundit, aty ku Shqipëria do të sfidojë Anglinë në transfertë ndërsa Austria do të presë në shtëpi Andorran. Ndaj Kosovës U-21, kjo ishte fitorja e 2-të në po aq takime.

Në Fadil Vokrri u zhvillua një ndeshje shumë emocionuese me Shqipërisë U-21 dhe Kosovës që nisi me këndimin e himnit shqiptar nga ana e të dyja skuadrave dhe u vendos nga një gol i Enis Çokajt. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit i shërbyer nga Ernest Muçi realizoi me kokë në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Kosova iu afrua në disa raste barazimit madje goditi edhe traversën me Mustafën por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Me këtë sukses Shqipëria u ngjit në kuotën e 14 pikëve, një më pak se Austria e vendit të dytë, ndërkohë që Kosova zbriti në vendin e 5-të me vetëm 9 pikë.Download WordPress Themes Nulled and plugins

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments