No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prekazi: Lojtarëve tanë u mungoi përvoja

Prekazi: Lojtarëve tanë u mungoi përvoja

Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, nënvizoi se lojtarët që ai i drejton, nuk e patën përvojën e duhur.

Ai thotë se mosha e re në ekip, mund të vlerësohet pozitive e të përdoret për të ardhmen.

Kosova pësoi me rezultat prej 1 me 0 ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21.

“Mesfushorët kanë luajtur më shumë me qendërmbrojtësit. Nuk kishte vetëbesim. Taktikisht lojtarët nuk kanë qenë në nivelin e duhur. I futa këta lojtarët më të shpejtë, Selmanin dhe Baftiun, për ta shpejtuar lojën dhe normal që biseduam për dobësitë e pjesës së parë. Kam dashur që me këta djem të rinj ta kenë posedimin e topit”, ka thënë Prekazi pas ndeshjes.

E në pjesën e dytë, sipas tij, futbollistët kanë qenë në nivelin e duhur, por kur nuk shënon edhe humb.

“Ata e shfrytëzuan gjysmërastin dhe shënuan. Na ka kushtuar mospërvoja. U vërejt te rasti i Kryeziut. Ai krijoi disa mundësi, por nuk e pati përvojën e duhur. Kur u fut në lojë, pas 15 minutash pati problem me frymëmarrje, sepse niveli në këto lojë është i lartë dhe nevojitet përvoja”, ka thënë selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ky është futbollisti me çmimin më të lartë në Superligën e Kosovës

Forma fenomenale nga Mirlind Daku në këtë sezon i është rritur edhe vlera në treg, ku nga 300 mijë euro, tani ka...

Barça dhe Juventus, luftë e ashpër për Kun Agüero

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero. Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur:...

B*OMBA NGA SPANJA: “Mbappe do të luajë te Reali sezonin tjetër”

Kylian Mbappe dhe Real Madrid do të bashkohen së shpejti. Bomba e lëshuar nga emisioni “Chiringuito” në Spanjë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ka...

Kjo është arsyeja e mungesës së Ramosit në ndeshjen kundër Liverpoolit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mbrojtësi spanjoll është duke u shëruar nga lëndimi...

Recent Comments