Kombëtarja e Maqedonisë në futboll pas suksesit historik të arritur mbrëmë në Tbilisi, ku e mposhti Gjeorgjinë 1:0 dhe e siguroi kualifikimin për në Evopianin e vitit të ardhshëm ka ateruar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë në orët e mëngjesit.
Në fakt, për shkak të mjegullës në aeroportin ndërkombëtar në Shkup, kombëtaraja e Maqedonisë, ka qenë e detyruar që të zbarkojë në Prishtinë, teksa më pas me autobus ka udhëtuar drejt Shkupit ku është pritur nga kryeministri Zoran Zaev dhe zv/kryeministri Artan Grubi në vendkalimin kufitar në Bllacë.
Rivalët e Maqedonisë së Veriut në Evropian do të jenë në grupin C: Holanda, Ukraina dhe Austria. Të rikujtojmë se Maqedonia e Veriut këtë sukses e arriti pasi në muajin e kaluar e mundi Kosovën në gjysmëfinale në Shkup.