Sot takimi “vëllazëror” në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Dardanët” do të ndeshen me “Kuqezinjët” në një takim miqësor në stadiumin “Elbasan Arena”.
Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do t’i kenë disa mungesa të rëndësishme për shkak se disa lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, nuk janë lejuar të udhëtojnë për shkak të rrezikut të infektimit me virusin Covid-19.
Ndeshja zhvillohet më fillim nga ora 16:00 dhe pa praninë e tifozëve.