No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shqipëria fiton vëllazëroren me Kosovën

Shqipëria fiton vëllazëroren me Kosovën

Në Elbasan Arena triumfon Shqipëria. U mbyll me suksesin 2-1 miqësorja vëllazërore mes kuqezinjëve dhe Kosovës, me skuadrën e Edy Rejas që iu fal një super Myrto Uzuni i kthyer më i fortë se kurrë pas shërimit nga COVID-19. Një asist fillimisht për Bekim Balajn dhe më pas goli i parë i beratasit me kombëtaren i dha epërsinë e dyfishtë Shqipërisë që pavarsisht golit të Muriqit me 11-metërsh pak para fundit arriti ta fitonte këtë ndeshje që nisi me shumë risi në të dy kampet. Edy Reja për herë të parë ndërroi skemë duke e nisur me formacionin 4-3-3 me 17-vjeçarin Ramen Çepele që debutoi duke formuar dyshen e qëndrës së mbrojtjes me Ismajlin ndërsa debutime absolute patën edhe dy lojtarët e krahëve të mbrojtes Erjon Hoxhallari dhe Albi Doka. Një fanellë titullari kishte edhe për Lindon Selahin në mesfushë.

Te Kosova ndërkohë trajneri Challandes i prekur nga koronavirusi dhe jo i pranishëm në stadium hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm ku spikaste rikthimi i Muriqit në majën e sulmit i mbështetur nga Celina, Bernard Berisha e Lirim Kastrati. Ndeshja nisi më mirë për Kosovën që kishte më shumë inciativë në minutat e para, por me kalimin e minutave Shqipëria nisi të shohë nga porta e Muriç duke zhbllokuar shifrat në minutën e 31-të me Bekim Balajn që shfrytëzoi asistin perfekt të Uzunit. Në fillimin e pjesës së dytë të dy trajnerët bënë nga 4 ndryshime me Rejan që hodhi në fushë emra si Manaj apo Hysaj duke shtuar eksperiencën në rradhët e kuqezinjëve. Në të 65-ën Shqipëria dyfishoi shifrat falë golit të parë personal me kombëtaren të Myrto Uzunit, një gol shumë i bukur i futbollistit të Ferencvaros.

Golin e vetëm të Kosovës e realizoi Muriqi në minutën e 85-të me një penallti të fituar nga vetë ai dhe të shkaktuar nga 17-vjeçari Çepele që deri në ato momente ishte treguar si një veteran i vërtetë në fushë, një paraqitje e shkëlqyer e 17-vjeçarit që e pret një ardhme e madhe në kombëtare. Tashmë vëmendja e të dyja përfaqësueseje pas kësaj vëllazëroreje shkon te sfidat që kanë në Nations League.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Recent Comments