No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Reja: Na shërbeu shumë kjo ndeshje, të rinjtë më pëlqyen!

Reja: Na shërbeu shumë kjo ndeshje, të rinjtë më pëlqyen!

Edoardo Reja u shfaq shumë i kënaqur pas vëllazërores që Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës. Trajneri i kuqezinjëve vlerësoi paraqitjen e disa futbollistëve të rinj  përfshirë këtu edhe atë 17-vjeçarit Ramen Çepele por edhe të emrave si Doka e Hoxhallari që debutuan në këtë sfidë, ndërsa sqaroi edhe çështjen e shiritit të kapitenit.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë kjo ndeshje, sepse debutuan shumë lojtarë të rinj. Ecim përpara, janë disa lojtarë që duhet t’i kemi në konsideratë, sot provuam në aspektin mbrojtës dhe mbeta i kënaqur. Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne luajtëm mirë.

Kapiteni? Kur luan Berisha, është gjithmonë ai kapiteni. Kapiteni është votuar që në fillim kur erdha këtu nga lojtarët e tjerë. Shoh një tendencë në lidhje me këtë çështje, por nuk ka nevojë për polemika. Hysaj do të jetë kapiten kur nuk do të luajë Berisha.

Kallaku? Presim shumë nga Kallaku, ka cilësi dhe kualitet, por duhet të krijojë eksperiencë. Po e monitoroj te Lokomotiva, luajti mirë në ndeshjen e parë me ne, por sot doja të shihja nga afër Selahin, doja ta provoja. Kallaku është i rëndësishëm për të ardhmen tonë, është një lojtar i bukur e teknik. Ndihem mirë që është transferuar jashtë dhe po luan me ekipin e tij“, deklaroi Reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments