No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Vedat Muriqi flet pasi iu bashkua Kosovës për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Vedat Muriqi flet pasi iu bashkua Kosovës për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kosova po bëhet gati për tri ndeshjet e nëntorit të cilat edhe janë të fundit për këtë vit.

Përfaqësuesja jonë të mërkurën ndeshet në një miqësore me Shqipërinë e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” nga ora 16:00.

Padyshim muaji tetor ishte zhgënjyes për Kosovën e cila u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve nga Maqedonia e Veriut, derisa kritikat më të mëdha i morën lojtarët Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Milot Rashica që munguan në atë sfidë për shkak të lëndimeve dhe situatës me pandemi.

Gjithsesi, Muriqi i është bashkuar Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit dhe sot ka shkruar në “Facebook” para ndeshjes me Shqipërinë duke u shprehur i lumtur që është grumbulluar.

“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë.
Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë.
Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore”, ka shkruar Muriqi. Image

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments