No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prishtina frenon Dritën, Drenica mposht Niklin e Llapi bën "hor" '89-shin!

Prishtina frenon Dritën, Drenica mposht Niklin e Llapi bën “hor” ’89-shin!

Prishtina ia ka ndërprerë një ecuri prej katër fitoresh rresht Dritës, duke e ndal me një barazim pa gola falë paraqitjes mbresëlënëse të portierit Eglant Haxho, i cili e priti edhe penalltinë e Erjon Vucajt, ndërkohë që Drenica e vazhdoi formën e mirë duke e mundur Feronikelin, me Llapin që befasisht e shkatërroi Trepçën ’89.

Eglant Haxho ishte heroi i Prishtinës duke ia shmangur humbjen klubit nga kryeqyteti me pritjet e tij të njëpasnjëshme, përfshirë një penallti, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të martën.

Kampionia në fuqi ishte në një seri prej katër fitoresh rresht dhe pritej ta vazhdonte atë ndaj një Prishtine në formë tejet të dobët.

Drita nuk humbi kohë dhe e kërkoi golin qysh në minutën e dytë të ndeshjes, kur Almira Ajzeraj goditi nga largësia, por u ndal nga portieri Haxho.

Pas dy rasteve të mira të Prishtinës, kur Endrit Krasniqi dhe Lumbardh Dellova rrezikuan, Drita e fitoi një penallti në minutën e 17-të.

Por Eglant Haxho e shpëtoi klubin kryeqytetas nga goli duke e pritur goditjen e Erjon Vucajt nga pika e bardhë.

Klubi gjilanas rrezikoi edhe tri herë deri në përfundim të pjesës së parë, por Xhevdet Shabani dhe Astrit Fazliu nuk ishin në gjendje ta thyenin akullit.

Në pjesën e dytë, të dy palët krijuan shumë më pak në krahasim më 45 minutat e parë, edhe pse Drita e vazhdoi dominimin.

Shabani pati mundësi të mirë nga gjuajtja e lirë një çerek lojë para fundit, por Haxho ishte përsëri aty për ta mbrojtur portën e bardhekaltërve.

Në minutën e 85-të, Kastroit Rexha e goditi shtyllën, në një ndeshje të pafat për gjilanasit.

Pas këtij barazimi, Drita ngel tri pikë mbrapa liderit, Ballkani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Prishtina, ndërkohë, ngel në pozitën e 5-të me vetëm 15 pikë, 11 më pak se lideri.

Në ndeshjet e tjera të javës së 11-të që u zhvilluan sot, Drenica fitoi 1:0 kundër Feronikelit, ndërsa Llapi e shkatërroi 5:0 Trepçën ’89. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidenti i La Liga “shuplakë” Perezit: U tregove injorant

Kjo goditje vjen për kreun e Realit të Madridit pasi ka marrë fund ideja e krijimit të kompeticionit të ri.

Werder Bremen – Mainz, Rashica startues – formacionet zyrtare

Werder Bremeni do të jetë nikoqir i Mainzit në takimin e vlefshëm për xhiron e 30-të kampionale në Bundesliga.

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Recent Comments