Trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi ka qenë fjalëpak pas humbjes së thellë nga Llapi.
Idrizi fajësoi mungesat e shumta për këtë humbje të thellë, teksa tha se Llapi i mori me meritë pikët.
“Të them të drejtën eshte hera e parë që e them këtë, por mungesa e lojtarëve e bëri të vetën pasi kishim disa mungesa për shkak të lëndimeve dhe kartonave”
“Llapi diti ta shfrytëzoj mungesën e lojtarëve tonë dhe me meritë i mori tre pikë”
“Pauza është e mirë për ekipen pasi do të rekuperohen shumica e lojtarëve”
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për mitrovicasit.