No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina: Krizën që kishim ne do ta kenë edhe ekipet e tjera

Batatina: Krizën që kishim ne do ta kenë edhe ekipet e tjera

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas fitores bindëse 5:0 ndaj Trepçës’89, pati shumë fjalë për lojtarët e rinjë dhe Llapin në përgjithësi.

“Mendoj që kemi qenë në krizë rezultatesh, por jo në krizë loje. Kemi luajtur mirë, por kemi humbur ndeshjet. Si trajner kam rrezikuar me disa ndryshime, pasi që kjo ndeshje ishte jetike. I kam dhënë hapsirë lojtarëve të rinjë, pasi që nga ardhja ime në Llap i kam dhuruar mundësi talentëve”.

“Adonis Aliu dhe Muhamet Hyseni do të jenë e ardhmja e Llapit, teksa pastaj inkuadrova edhe Behramin i cili nuk i ka akoma 18 vjet më bënë të besoj në këtë skuadër”, deklaroi Batatina fillimisht për “Art Sport”.

Më pas ai theksoi se krizën që e pati skuadra e tij mund ta kenë edhe ekipet tjera në këtë kampionat.

“Besoj që do rikthehemi dhe do jemi skuadër që lufton e që kërkon më shumë në fushë, shfrytëzuam mungesat e tyre dhe bëmë maksimumin. Kampionati është i gjatë, si kemi pasur ne kriza mund ta kenë edhe të tjerat. Ne e patëm atë krizën tonë që gjërat nuk ecën siç duhet”, përfundoi Batatina.

Llapi mbetet në pozitën e parafundit të renditjes tabelare me 8 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Joshua: Fury do të mbetet duarthatë, titujt do të jenë të mitë

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se patrioti i tij Tyson Fury nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga sfida e madhe...

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Recent Comments