No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Valencia mposht Realin nga pika e bardhë, në Mestalla shkruhet historia

Valencia mposht Realin nga pika e bardhë, në Mestalla shkruhet historia

Real Madrid është mundur 4-1 në fushën e Valencia-s në javën e 9-të të La Liga-s.

Dhe të mendosh se ndeshja ka filluar më një gol të madrilenëve në minutën e 23-të, kur Karim Benzema ka mposhtur Domenech me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Ndeshja ka ndryshuar për Los Blancos në minutën e 30-të, kur a rbitri ka akorduar penalltinë e parë në favor të Valencia-s. Cortuois e ka pritur, Musah ka shënuar pas pritjes së belgut, por goli është anuluar nga VAR.

Penllatia është përsëritur dhe Soler ka shënuar.

Pjesa e parë është mbyllur me autogolin e Varane në minutën e 42-të, që ka përmbysur rezultatin në favor të vendasve. Në pjesën e dytë, në harkun e nëntë minutave, Valencia ka fituar edhe dy penallti të tjera, të cilat janë transformuar me sukses nga Soler.

Mesfushori i Valencia-s është bërë lojtari i parë që shënon tre gola me penallti në një ndeshje të La Liga-s në shekullin e 21-të.

Kjo humbje e lë Real-in në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Valencia është ngjitur në të 9-in me 11 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments