No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Duka nderohet me "Dr Honoris Causa", të pranishëm në manifestim edhe Ademi...

Duka nderohet me “Dr Honoris Causa”, të pranishëm në manifestim edhe Ademi e Sejdini

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka sot është nderuar me titullin “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti i Sporteve në Tiranë. E kjo ngjarje ka bërë bashkë sërish tre presidentët shqiptarë të federatave të futbollit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në këtë manifestim morën pjesë edhe shumë personalitete të njohura sportive, shoqërore e politike nga të gjitha viset shqiptare.  Ndërkohë, presidenti i FSHF-së, mbrëmë ka shtruar darkë për dy homologët dhe miqtë e tij, Agim Ademi e Muhamed Sejdini pas marrjes së këtij titulli, e ku kanë biseduar për projektet e përbashkëta si dhe për mundësinë e aplikimit sa më të shpejtë të teknologjisë VAR në futbollin e tri vendeve tona, që vlerësohet si tejet i nevojshëm për progres të mëtutjeshëm, tani kur cilësia e ligave është rritur. Po ashtu, Ademi e Duka i uruan Sejdinit sukses në ndeshjen finale të “play-off”-it për Evropian kundër Gjeorgjisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments