No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ndërron jetë ish-futbollisti dhe ish-anëtari i KE të FFK-së

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe ish-anëtari i KE të FFK-së

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë ish-futbollisti ferizajas dhe njëherësh ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Skender Ramadani. Për vdekjen e tij familjen e ka ngushëlluar edhe Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një telegrami nga kreu i saj, Agim Ademi.


Telegrami i FFK-së

E nderuara Familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin që në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri juaj, Skënder Ramadani, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Skënder Ramadani dha kontribut të çmuar për futbollin e Kosovës. Ai në rininë e tij të hershme ishte pjesë e KF Ferizaj dhe në vitet e 70-ta ishte ndër futbollistët më të mirë ferizajas, duke qenë edhe kapiten i skuadrës. Ndërkaq, me përvojën dhe kapacitetet e tij intelektuale kontribuoi edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së nga regjioni i Ferizajt, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Sabri Hashani.

Skënder Ramadanin të gjithë e njohin si njeri me vlera të larta sportive dhe intelektuale. Ai gjithmonë ishte i afërt me sportistët dhe veçmas me talentet e rinj, të cilët i inkurajoi dhe i këshilloi për punë dhe disiplinë.


Prandaj, në këtë ditë të dhimbshme, jemi afër jush për ta përballuar më lehtë humbjen e kryefamiljarit tuaj!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Recent Comments