No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Koeman: Ja pse e ula Messin në bankinë

Koeman: Ja pse e ula Messin në bankinë

Pas një serie rezultatesh negative në kampionat Barcelona u rikthye te fitorja në sfidën e së shtunës ndaj Real Betis ndeshje të cilën blaugranat e fituan me rezultatin 5-2, falë edhe një dygolëshi të Lionel Messit që e nisi ndeshjen nga stoli. Trajneri Ronald Koeman pas ndeshjes në konferencën për shtyp sqaroi edhe arsyen se përse vendosi ta ulte në stol yllin argjentinas.

“E meritonin këtë fitore, madje duhet të kishim shënuar më shumë gola. U shfaqëm jo shumë të saktë, humbëm një penallti dhe pësuam gol në pjesën e parë.45 minutat e dyta më pëlqyen, treguam shpirt skuadre dhe mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë. Më zhgënjeu fakti që na shënuan gol me një lojtar më pak. Messi në stol? Ndjeu një shqetësim në sfidën e Champions League kundër Dynamo Kyiv, kështu që vendosëm që ta niste takimin nga stoli sot. Kishim vendosur ta aktivizonim nëse do të kishim nevojë për të dhe ashtu ndodhi. Nuk kam asnjë problem me Leon, po punon shumë mirë çdo ditë dhe kam besim të madh tek ai“, theksoi trajneri holandez.

Pas 7 javësh kampionat në La Liga, Barcelona ka grumbulluar vetëm 11 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments