Trajneri i Feronikelit ka deklaruar se skuadra që ai drejton është skuadra më e fortë e këtij edicioni. Ndonëse aktualisht ndodhet në pozitën e shtatë, Duro mendon se Nikli është ekipi më i fortë. “Feronikeli është skuadra më e fortë për momentin. Llogaritën në futboll bëhen në fund”, ka theksuar Duro në Klan Kosova, transmeton Futbolli.info. Ai më tej ka thënë se në këto gjashtë ndeshje në drejtim të Feronikelit kanë ndodhur edhe disa gjëra të çuditshme sa i përket arbitrimit.