No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Duro flet për nivelin e futbollit në Kosovë dhe për synimet e...

Duro flet për nivelin e futbollit në Kosovë dhe për synimet e Feronikelit

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro, i cili tashmë është në pozitën e trajnerit te Feronikeli, ka thënë se është befasuar për të mirë me nivelin e futbollit në kampionatit kosovar. “Është një nivel i kënaqshëm, por që kërkon këllqe (forcë trupore ose mendore; aftësi, v.j) të përballohet, pasi futbolli i Kosovës është përforcuar shumë në vitet e fundit dhe po rritet shumë shpejt. Këtë e tregojnë edhe rezultatet e ekipeve, pasi kushdo mund të fitojë ndaj kujdo ekipi pa marrë parasysh pozitën. Realisht, jam surprizuar, por ishte logjike kjo duke parë investimet në futbollistë, në staf dhe në infrastrukturë”, ka theksuar Duro në Klan Kosova, transmeton Futbolli.info.

Sa i përket bilancit të tij te skuadra nga Drenasi ku në 6 ndeshje nën drejtimin e tij Nikli ka arritur 1 fitore, 1 barazim e 4 humbje, Duro është shprehur: “Sigurisht se mund të bënim diçka më shumë, por jam shumë i kënaqur me atë që kemi punuar në këtë kohë kaq të shkurtër. Nuk është e lehtë për asnjë skuadër dhe as për futbollistët që të kryesh fazën përgatitore me një trajner e më pas për një kohë të shkurtët të ndërrosh trajnerin. Mendoj se jemi rritur shumë në lojë dhe besoj se shumë shpejt Feronikeli do të shkojë atje ku i ka të gjitha mundësitë, pra në kreun e tabelës. Synimi ynë është t’i rregullojmë gjërat hap pas hapi, pastaj oreksi vjen duke u shtuar dhe Feronikeli sigurisht do të synojë të jetë në kupat evropiane, gjë e cila nuk është diçka e re për këtë skuadër. Pa dyshim, për të arritur këtë objektiv synojmë të bëjmë punë të mirë edhe në garat e Kupës”, ka shtuar Duro.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments