No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drejtori sportiv tregon arsyen pse nuk lejon Rashicën t'i bashkohet Kosovës

Drejtori sportiv tregon arsyen pse nuk lejon Rashicën t’i bashkohet Kosovës

Werder Bremen mori një vendim drastik dhe nuk lejoi asnjë lojtar të bashkohej me kombëtaret në grumbullimin e nëntorit. Viktimë e këtij vendimi ishte edhe Rashica, që nuk do të jetë me Kosovën në ndeshjet ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann. Ai shprehet se vendimi nuk është marrë për arsye teknike, por sepse klubi ka menduar për shëndetin e skuadrës.

“Të luajturit me ekipet kombëtare i ndihmon lojtarët të rrisin vlerën e tyre në merkato. Qëndrimi i tyre këtu është diçka e mirë për ne sepse mund të punojmë në krijimin e skemave të reja. Në një tjetër situatë do donim t’i linim të gjithë. Thirrjen në kombëtare unë e konsideroj si një çmim për punën tonë.

Arsyeja pse lojtarët i mbajtëm në klub lidhet vetëm me shëndetin e tyre dhe jo sepse duam të stërvitemi të gjithë. Kishte shumë fjalë në lidhje me vendimin tonë, që nuk i kaluam lehtë. Nuk duam të na infektohen lojtarët. E dimë rëndësinë e kombëtareve për lojtarët”, përfundoi Bauman.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Flamurtari triumfon ndaj Dardanës!

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me ç’rast janë shënuar...

Munishi pas humbjes nga Llapi: Duhet ta pranojmë nuk luajtëm mirë

Llapi ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit sot në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:0, për ta bërë vazhdimin...

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Recent Comments