No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori i FFK-së, gjoba, vërejtje e hapje procedurash për të padisiplinuarit

Disiplinori i FFK-së, gjoba, vërejtje e hapje procedurash për të padisiplinuarit

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin  Zefi, Avni Shala, Luan Salihu  dhe Bekim Behrami –  anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.11.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit e zhvilluar më datë 04-05.11.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

V E N D I M E

SEVI  KASTRATI  kryetar i klubit të futbollit  DARDANA nga Kamenica ,ë procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së ; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; DARDANA – VITIA e zhvilluar me datë 31.10.2020 në stadiumin e qytetit në Kamenicë. (raportet zyrtare; fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar zyrtarëve të ndeshjes). Bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  C) dhe neni 10 paragrafi  2 të Rregullores disiplinore; DENOHET në të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 8 ( tetë ) ditë , nga  dita  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

KF  VUSHTRRIA  nga Vushtrria, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA  1922 – TREPÇA  e zhvilluar me datë 01.11.2020 në stadiumin “Ferki Aliu “ në Vushtrri. (raportet zyrtare;  personi i pa identifikuar futet në fushë dhe ofendon , shan gjyqtarin kryesor  të ndeshjes Valon Bajgora ). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika ; f ) të Rregullores disiplinore ; i shqiptohet masa disiplinore e  VEREJTJE  E  FUNDIT .

KF  VLLAZNIA  nga Pozharani në procedurë të hapur disiplinore  nga ana e komisionit  për mungesë të  mjekut (mosprezencë)  në ndeshjen e javës së; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; VLLAZNIA – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin me bari  sintetik  në Sadovinë të Jerlive në Viti me datë 01.11.2020.  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)  Bazuar në  nenin 52 paragrafi 1 pika f) ; i shqiptohet masa disiplinore; VEREJTJE  E  FUNDIT .

KF  FERIZAJ ; nga Ferizaj  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për  mungesë të mjekut (mosprezencë) në ndeshjen e javës së ; VIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi  B; FERIZAJ – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin me bari sintetit në Ferizaj. ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )  Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika f)  të Rregullores  disiplinore ; i shqiptohet masa  disiplinore;  VEREJTJE  E  FUNDIT.

AFRIM  JASHARI; kryetrajner në klubin e futbollit VJOSA nga Shtimja  në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje jo sportive në ndeshjen e javës së; VIII-të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  MINATORI  – VJOSA  e zhvilluar me datë 31.10.2020 në Magure të Lipjanit. ( raportet zyrtare fyerje, ofendime dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c) dhe nenit 10 paragrafi 2  të Rregullores  disiplinore ; DENOHET në të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind  euro ). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  8 (tetë) ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

KF  ILYRIA  UNITED ; mbetet në procedurë të hapur disiplinore deri në kompletimin e  provave- lëndës ). Kërkohen raportet plotësuese nga delegati  ndeshjes dhe gjyqtaret e atij takimi. Afati datë  09.11.2020.

NUHI  BAHTIRI; kryetrajner  dhe zyrtar klubit të futbollit ARBERIA nga Dobraja e Lipjanit ( kategoria e juniorëve ) mbetet në procedurë të hapur  disiplinore deri në kompletimin e lëndës; Kërkohen deklarata plotësuese nga kryetrajneri  Nuhi Bahtiri si dhe delegati  dhe gjyqtaret e takimit  lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020  .

LABINOT  IBRAHIMI; lojtar i klubit të futbollit  ARBERIA  nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës; 015607M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës 22, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve jo sportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – ARBERIA e zhvilluar  me datë 04.11.2020 në stadiumin  “Fadil Vokrri“ në Prishtinë . (raportet  zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes; qëllimisht e dëmton mikrofonin me wireless dhe mbajtësin e tij, vlera e të cilit është  750   euro sipas përfaqësuesve të kompanisë “Art Motion“. ) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga lojtari në pezullim Labinot Ibrahimi lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020 . Njëherësh klubi- lojtari obligohet që të paguajë  dëmin e shkaktuar kompanisë Art  Motion.

ISMET  MUNISHI; kryetrajner i klubit të futbollit BALLKANI nga Suhareka në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për përdorim të fjalorit të pa përshtatshëm jo sportiv në drejtim të gjyqtarëve të ndeshjes së javës së ; XI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – BALLKANI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas. (raportet zyrtare). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 të Rregullores  disiplinore ; I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajneri në procedurë z. Ismet Munishi  lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020.

KF  TREPÇA  89  nga Mitrovica  në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimi e ndeshjes së javës së ; XI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA  89 – DRITA  e zhvilluar me datë 04.11.2020 në stadiumin “ Riza  Lushta “ në Mitrovicë. ( raportet zyrtare; pas përfundimit  të pjesëlojës së parë i lejohet qasja në lokalet zyrtare personit të pa autorizuar  z. Ilir  Bojku , i cili në hyrje të  tunelit dhe në lokalet zyrtare , ofendon, shan dhe kërcënon seriozisht gjyqtarët e këtij takimi. I njëjti ishte në listën e personave të vendasve, për këtë arsye zyrtaret e ndeshjes kërkuan largimin e tij nga stadiumi, për çka edhe  vazhdimi i pjesëlojës  së dytë filloi me një vonesë prej 14 min). Bazuar në  nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores  disiplinore I HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE  deri në kompletimin e lëndës.

kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari përgjegjës i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin, njëherësh deklarata kërkohet edhe nga zyrtari i klubit z. Ilir  Bojku. Afati datë 09.11.2020 .

DURIM  PRUSHI; lojtar i klubit të futbollit  SHARRI nga Hani  Elezit  me numër të ID kartelës; 009537M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 16 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së; IX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; SHARRI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në Han të Elezit. (raportet zyrtare ; minuta e 78 sjellje jo  sportive ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin  45 paragrafi 1 pika a) të Rregullores disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

TOMË  KOLAJ ; lojtar i klubit të futbollit  DUKAGJINI nga Novosella e Gjakovës me numër të ID kartelës; 004740M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  5, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; IX-të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; SHARRI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 05.11.2020 në Han të Elezit. (raportet zyrtare; sjellje jo sportive në drejtim të gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin  42.1  pika c) të Rregullores disiplinore ; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

GRANIT  HALILI ; trajner në klubin e futbollit të femrave  KFF  PRESINGU – U-16  me numër  1174601743 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komesares së garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së kadeteve për futbollin e femrave; U-16 ; KFF  KIJEVA – KFF PRESINGU  e zhvilluar me datë 02.11.2020 në stadiumin e qytetit në Malishevë. (raportet zyrtare ; minuta e 53 – reagim ne vendimin e gjyqtarit të ndeshjes). Bazuar në nenin  42.1 paragrafi 1 pika d) të Rregullores disiplinore ; DENOHET; me  2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

BESART  DELIU ; lojtar i klubit të futbollit  VJOSA  nga Shtimja,  me numër të ID kartelës  007948M95 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për aktivizim  pa të drejtë loje për ekipin e futbollit PERPARIMI nga Runiku  në ndeshjen e Ligës së tretë ; PERPARIMI –  KORENICA  e zhvilluar me datë 01.11.2020  në Runik të Skenderajt. (raportet dhe provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar ku vërtetohet se lojtari  Besart Deliu ka luajtur ne emër të lojtarit  Musa Hysenaj me numër të ID karteles; 020023M88  i evidentuar në protokollin e ndeshjes por i pa qenë prezent në ndeshje). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1  të Rregullores  disiplinore, për mashtrim dhe sjellje në lajthim të organeve të Federatës , lojtari Besart  Deliu; PEZULLOHET pa të drejtë loje në të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari ne pezullim Besart Deliu lidhur me rastin. Afati datë 09.11.2020.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohor prej  ; 8 ( tetë ) ditëve  nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 06.11.2020, rrespektivisht nga publikimi i tij në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë, 06.11.2020
Komisioni disiplinor ; shkalla e parë, kryetari   Met  Çeku

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments