No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Vidal: Conte "fajtor" për ardhjen time te Interi

Vidal: Conte “fajtor” për ardhjen time te Interi

Arturo Vidal ishte afrimi i bujshëm i Interit gjatë këtij sezoni merkatoje, pasi kileni kërkohej me ngulm prej kohësh nga trajneri Antonio Conte, por në këto javë të para me fanellën zikaltër ka përfunduar shpesh në qendër të kritikave, pasi nuk po përmbush pritshmëritë që ishin krijuar më të.

“Jam mësuar me kritikat dhe mund të them se ato më stimulojnë më shumë e më nxitin të bëj më të mirën., Shpesh kritikat janë pa sens, pasi nëse një i ri bën një ndeshje të mirë, quhet talent, ndërsa nëse një kampion bën një ndeshje të dobët, quhet dështim. Kam 15 vite që luaj futboll dhe nuk ndalem te kritikat, por përqendrohem të bëj më së miri atë që kërkon trajneri nga unë”, u shpreh Vidal.

Që prej emërimit në pankinën e Interit verën e kaluar, Antonio Conte ka kërkuar me ngulm afrimin e Vidal, me të cilin ka fituar titullin kampion edhe te Juventusi, ndërsa vetë mesfushori kilen pranon rolin e trajnerit italian në vendimin për t’u bashkuar me zikaltrit.

“Jam këtu mbi të gjitha për të. Kemi punuar bashkë tre sezone te Juventusi, ku kemi fituar shumë dhe që verën e kaluar më telefonoi për të më ftuar të vij këtu. Kam gjetur të njëjtin Conte që ishte edhe te Juventusi, i aftë të të transmetojë pasionin dhe dëshirën e tij për të fituar. Nëse ti gabon, ai ta thotë në sy, para të gjithëve dhe kjo më pëlqen shumë”, tha mesfushori.

Por përveç Contes, Vidal pranon se te Interi ka gjetur një grup mjaft të mirë futbollistësh, të gjithë të uritur për të arritur suksese, teksa nuk ngurron të përmendë edhe emra si Lukaku, Lautaro e Hakimi.

“Këtu janë të gjithë të fortë dhe mbi të gjitha të rinj. Mjafton të përmend emra si Lautaro, Lukaku e Hakimi, të cilët po mësojnë shumë nga trajneri dhe jam i sigurt që do të arrijmë të marrim shumë kënaqësi. Romelu është vërtetë një kampion i madh dhe mund të fitojë edhe titullin e golshënuesve këtë sezon. Klubi ka një projekt serioz, me trajnerë e lojtarë të turitur për të fituar, ndaj kam besim”, deklaroi Vidal.

I mësuar me tituj të fituar te Juventus, Bayern Mynih dhe Barcelona, Vidal dëshiron që tashmë të festojë me fanellën zikaltër dhe nuk ka frikë të përmendë fjalën titull, teksa shprehet i bindur se Interi do t’ia dalë të kalojë edhe grupin në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam frikë të përmend fjalën titull, pasi në karrierë kam fituar shumë të tillë dhe kam ardhur te Interi për të vijuar të ngre lart kupa të rëndësishme. Edhe në Champions kam shumë besim dhe jam thuajse i bindur që do ta kalojmë grupin. Kemi lënë 2-3 pikë rrugës, por mund t’i rikuperojmë. Kam shumë uri të rifitoj titullin kampion, por mbi të gjitha Ligën e Kampionëve”, deklaroi mesfushori kilen.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments