No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK dhe Policia e Kosovës ndërprejnë ndeshjen ilegale në veri

FFK dhe Policia e Kosovës ndërprejnë ndeshjen ilegale në veri

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë intervenuar sot dhe kanë ndërprerë ndeshjen ilegale mes klubeve nga Liga e Tretë Serbe.

Futbolli në Kosovë tashmë është pezulluar për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë, por kjo nuk i ndali klubet serbe që të organizojnë ndeshje ilegale brenda territorit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Takovo dhe Trepça fantome kishin planifikuar të zhvillonin një ndeshje nga ora 13:00.

FFK, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë intervenuar menjëherë duke ndërprerë këtë takim, që po luhej në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por as në UEFA apo FIFA nuk kanë dashur të ndërhyjnë.

E vështirë ta shpjegojmë neglizhencën dhe symbylljen e organizatave botërore të futbollit ndaj kësaj dukurie.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments