No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Sacchi: Conte gaboi taktikisht, Reali thyhet lehtë

Sacchi: Conte gaboi taktikisht, Reali thyhet lehtë

Interi zhvilloi një ndeshje të mirë të martën në Madrid, rikuperoi dy gola, por në fund humbi 3-2 përballë Real Madrid. Zikaltrit e Antonio Contes numërojnë 2 pikë në grupin B të Champions League dhe kualifikimi është vështirësuar shumë.

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i famshëm i Milanit dhe Italisë, ka analizuar duelin që u luajt në mesjavë, duke u ndalur më shumë tek ekipi italian. “Maestro” vlerëson trajnerin Conte, edhe pse mendon se duhet të kishte zgjedhur një taktikë tjetër në përballjen me “Los Blancos”.

Skuadrat spanjolle kanë qenë gjithmonë superiore ndaj skuadrave tona në aspektin teknik. Ata pak skuadra italiane që kanë triumfuar në Spanjë, ia kanë dalë pothuajse gjithmonë falë një mbrojtje të fortë dhe kundërsulmeve.

Conte me të drejtë zgjodhi të mos bënte ‘katenaçio’, edhe pse e mbante gjithmonë një lojtar shtesë në mbrojtje. Reali luajti me Sergio Ramos dhe Varane kundër Perisic dhe Lautaro Martinez, duke pasur një ose më shumë elementë për fazën sulmuese.

Ky Real mund të mposhtet lehtësisht, por duhet një organizim shumë i mirë i ekipit. Interi duhet të ishte më i rregullt, nuk duhet të kishte distanca mes reparteve. Është diçka e mirë kur luan me zemër, por duhet të përdorësh edhe kokën.

Reali nuk ka yjet e dikurshëm në skuadër, por është përmirësuar shumë në aspektin e shpirtit të ekipit dhe nuk bëjnë keq presingun. Conte ka disa lojtarë që mendojnë pak dhe të tjerë që duhet të rriten e përmirësohen.

Është e vështirë të krijosh një skuadër të vërtetë me atletë të cilët luajnë më shumë instinktivisht sesa me logjikë të qartë. Gjithsesi, Conte është një trajner shumë i mirë dhe mund t’ia dalë“, përfundon Arrigo Sacchi. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments